“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Ç’të bëni kur keni probleme me tretjen ose stomakun?
Mjeku: Gjëja më e keqe që mund të bëjmë kur vuajmë (ose kur mendojmë se vuajmë) nga stomaku, është të kënaqemi me një tabletë, pluhur apo gotë që ndihmojnë tretjen aty për aty, qetësojnë djegiet, teshtitjet, aciditetin dhe spazmat. Stomaku, në fakt,”është zë i vetëm” për shprehjen e shumë vuajtjeve të origjinave nga më të ndryshme, për të cilat dhamë më sipër disa nga shembujt dhimbje stomaku 2më të zakonshëm dhe më domethënës.
Në praktikë, kur stomaku vuan vazhdimisht, duhet të synojmë të bëjmë një diagnostikim sa më të saktë të gjendjes patologjike.
1 – Para së gjithash, të kini një dietë të thjeshtë dhe pa yndyrna shtazore të gatuara: mos përdorni ushqime pikante, erëza, djath të fermentuar, mos përdorni vezë të skuqura dhe ushqime të skuqura në përgjithësi, shumë pak verë, mos përdorni pije të forta alkoolike (as aperitivë e as likerna, qofshin dhe “digjestivë”(si psh fërneti); pak kafe dhe kafe “të gjatë”; pini pak duhan dhe vetëm pas buke (nikotina përzihet me pështymën dhe gëlltitet duke irrituar kështu mukozën tepër delikate gastrike).
2 – Bëni një vizitë të kujdesshme tek specialisti i fushës, pra tek gastroenterologu, i cili do t’ju rekomandojë analizat e rastit: radiografinë e aparatit tretës, kaleçistografinë, klizmën opake (po qe e nevojshme), analizat endoskopike, si gastroduodenoskopinë, kolonskopinë, rektosigmoidoskopinë e kështu me radhë.
3 – Bëni analizat e lëngut e lëngut gastrik, të feçeve, të urinës, të gjakut që, pavarësisht se janë të bezdisshme, sigurojnë të dhëna me rëndësi të pazëvendësueshme për funksionin gastrik, intestinal, hepatit, pankreatik etj.
4 – Respektoni dietën që ju rekomandon specialisti, si dhe gjithë kurat medikamentoze të rastit: kur kemi “dhembje stomaku” dhe kjo gjendje vazhdon prej kohësh, të dalësh prej saj kërkon durim të madh, respektim rigoroz të terapisë dhe një bashkëpunim të ngushtë mjek-pacient; periodikisht duhet të bëni edhe kura me ujëra termale, sepse në shumë raste këto janë nga më të përshtatshmet.
5 – Kur nuk keni alternativë tjetër, nënshtrojuni ndërhyrjes kirurgjikale, sot asaj mikrokirurgjike, që është pak traumatike dhe i zgjidh shpejt problemet, me afate kohe shërimi dhe shtrimi të shkurtra p.sh.: për ata që kanë gurë në tëmth ose vuajnë nga apendiciti kronik; pa një operacion është pothuajse i pamundur shërimi nga këto shqetësime ose në rastin e kalkolozës me pluhurizimin e gurëve, me goditje apo ultratinguj (litotripsia).
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.