MENU
klinika

“Pa Rusinë, nuk e ruajmë dot Kosovën”

Daçiç tregon arsyen e vërtetë pse nuk i vendosin sanksione Putinit

31.03.2022 - 11:28

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç ka treguar kush është arsyeja e vërtetë që nuk i kanë vendosur snaksione Rusisë.

Sipas tij, nëse do t’i vendosnin sanksione Rusisë atëherë kjo do të nënkuptonte “dorëzim për Kosovën”.

“Ne duhet shmangur të qënurit emocional dhe irracional për situatën aktuale. Nëse jemi të gatshëm të heqim dorë nga Kosova, atëherë ne mund t’i vendosim sanksione Rusisë. Por ne nuk jemi të gatshëm, prandaj nuk mundemi. Si do ta mbrojmë Kosovën pa një aleat. Unë s’po them që ne kemi një alat të ri. Sanksionet kundër Rusisë nuk e dëmtojnë Rusinë, por Serbinë. Rusia iu ‘mbijetoi” sanksioneve të Malit të Zi, do t’iu mbijetojë edhe sanksioneve të Serbisë”, ka thënë Daçiç për Tanjug.

Në këtë intervistë për agjencinë e lajmeve serbe, Daçiç ka folur edhe për vendimin e Republikës së Kosovës për të mos lejuar organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN