MENU
klinika

"...do të dëmtonte interesat tona"

Daçiç: Serbia ka presion të madh për sanksionet ndaj Rusisë

30.03.2022 - 12:12

Kryetari i SPS-së dhe kandidati i asaj partie për kryeministër, Ivica Daçiç këtë të mërkurë është shprehur se ka presion të madh ndaj Serbisë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Megjithatë, ai shton se kjo nuk është politikë e kësaj qeverie dhe se futja e tyre nuk është në interes të Serbisë.

“Ka shumë presion për të ndryshuar këtë qëndrim, por ne gjithashtu kemi një vullnet të madh për ta shpëtuar Serbinë nga çdo skenar i keq që do të dëmtonte interesat tona. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për njerëz që dinë t’i rezistojnë presionit dhe të marrin vendimet më të mira për vendin e tyre”, ka thënë Daçiç për mediat vendase.

Ndër të tjera ai ka deklaruarës SPS-ja e mbështet Aleksandër Vuçiç si kandidat i përbashkët për president, është “një votë për një Serbi paqësore dhe e qëndrueshme, siç ka qenë deri më tani, edhe në kohët më të vështira”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Shaban Murati: Putin i vesh Vuçiçit këmishën e forcës

Përse i duhen Rusisë bazë ushtarake dhe stacion atomik në Serbi