MENU
klinika

Vuajtjet e njerëzve të pafajshëm

Disa libra për të kuptuar më mirë luftën në Ukrainë

05.03.2022 - 12:45

Pse po ndodh kjo? Pyetja që shumë prej jush mund t’i kenë bërë vetes ose të tjerëve që pas sulmit të Putinit në Ukrainë. Si nisi ky konflikt? Cilat janë rrënjët? Cilat janë planet e Putinit? Si ndihen ukrainasit?

Në kohë të tilla, filmat dhe librat janë një mënyrë e mirë për të pasuruar më shumë informacionin si edhe për të kuptuar më në thellësi konfliktin. Në këtë artikull do të flasim për këta të fundit, pra librat. Në vijim gjeni një listë me disa libra thelbësorë që do t’ju vlejnë nëse jeni kureshtarë për të lexuar më shumë për një nga marrëdhëniet më të ndërlikuara në Europë.

Mund ta nisni me “The Gates of Europe: A History of Ukraine” nga Serhii Plokhy”, një libër i përsosur për të kuptuar sfondin e krizës midis dy vendeve.

Disa libra që do të na ndihmojnë të kuptojmë më

Për të kuptuar se si u krijua skena për ngritjen e Putinit, mund të lexoni librin e shkruar nga David Remnick, “Lenin’s Tomb: The Last Days Of The Soviet Empire”.

Disa libra që do të na ndihmojnë të kuptojmë më

Nëse doni të kuptoni pse pretendimet e Putinit për denazifikimin e Ukrainës janë kaq fyese për ukrainasit e zakonshëm, mund të lexoni “Bloodlands: Europe Between Hitler and Stalin” të Timothy Snyder.

Disa libra që do të na ndihmojnë të kuptojmë më

Për më shumë të dhëna në lidhje me detaje të karrierës së presidentit Vladimir Putin mund t’i drejtoheni librit “Putin’s People: How the KGB Took Back Russia and Then Took on the West” të Catherine Belto.

Disa libra që do të na ndihmojnë të kuptojmë më

“Sale of the Century: The Inside Story of the Second Russian Revolution” e Chrystia Freeland mund ta lexoni nëse keni interes të dini se si një grup i vogël oligarkësh zotëruan të gjitha burimet e vlefshme të vendit në një periudhë kaosi dhe mjerimi.

Disa libra që do të na ndihmojnë të kuptojmë më

Askush nuk ka shkruar për armën vendimtare të Kremlinit – kontrolli i medias – më mirë se Peter Pomerantsev në librin “Nothing Is True and Everything Is Possible”.

Disa libra që do të na ndihmojnë të kuptojmë më

Por as Perëndimi nuk është i pafajshëm. Për më shumë detaje, lexoni “Kleptopia” shkruar nga Tom Burgis.

Disa libra që do të na ndihmojnë të kuptojmë më

Shumë njerëz janë tronditur nga konflikti Rusi-Ukrainë, por jo aq sa janë të tronditur ukrainasit dhe rusët për luftën midis kombeve të tyre. Tregimet e shkurtra të Nikolai Gogol janë gjithmonë një ide e mirë.

Nëse doni të lexoni diçka në lidhje me Kievin, pse njerëzit dashurohen me këtë qytet, mund të lexoni “Death and the Penguin” shkruar nga Andrey Kurkov.

Disa libra që do të na ndihmojnë të kuptojmë më

Libri i Masha Gessen, “The Future Is History: How Totalitarianism Reclaimed Russia,” ndjek jetën e katër njerëzve që mendonin se po jetonin demokracinë, ndërkohë që Rusia iu dorëzua autokracisë.

Disa libra që do të na ndihmojnë të kuptojmë më