Duke filluar nga sot, të gjitha urgjencat e COVID-19 do priten te ish-urgjenca kirurgjikale. Kjo për shkak të nisjes së punës për rehabilitimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT.
QSUT njofton se ka marrë të gjitha masat për organizimin e ri të shërbimit infektiv, në mënyrë që të garantohet shërbimi për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në strukturën spitalore Covid3.
Sa i takon trajtimit të pacientëve me Covid-19, shërbimi do të ofrohet plotësisht në Spitalin Covid3 në QSUT, ku është organizuar shërbimi me stafet mjekësore, pajisjet dhe barnat e materialet mjekësore të nevojshme si dhe janë marrë të gjitha masat për çdo skenar sipas dinamikës së pandemisë përgjatë zbatimit të këtij projekti.