MENU
klinika

“Paketa e Rezistencës Sociale”

Edi Rama vjen në Tiranë para protestës dhe njofton paketë për rritjen e çmimeve

12.03.2022 - 11:39

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Tiranë pak orë para protestës që do të mbahet sot, në orën 11.30. Kabineti është parë të shkojë në Kryeministri mëngjesin e sotëm, ndërsa vetë Rama përmes një fotoje tregon se është kthyer nga Turqia.

Kryeministri lajmëron se një “paketë” për rritjen e çmimeve si pasojë e krizës, është drejt hartimit përfundimtar.

“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, shkruan Edi Rama dhe ndan foton nga Kryeministria me kabinetin e ministrave.