MENU
klinika

Flet për Beatrix: Kam qenë e merakosur

Einxhel rrëfen si e pritën jashtë shtëpisë së “BBV”

07.03.2022 - 12:05

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkira, ka moderuar ditën e sotme emisionin “Wake Up” me Isli Islamin, duke zëvendësuar kështu Ori Nebijajn.

Në fund Einxhel ka folur se si e kanë pritur njerëzit rikthimin e saj pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ajo u shpreh se familjarët i gjeti më mirë se kur i la para se të bëhej pjesë e programit.

“Ishin shumë të lumtur. Shumë njerëz më kanë pyetur për mamin, e kam gjetur më mirë se sa e lashë. Ka qenë shumë e lumtur për rrugëtimin tim aty brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’”, tha Einxhel Shkira.

Einxhel gjithashtu tha se e kishte të vështirë të përshtatej me botën jashtë, por qëndrimi me njerëz pozitivë e ka ndihmuar atë t’i kthehej rutinës së saj.

“Dalja dhe qëndrimi afër njerëzve të mi më të dashur, më ka bërë që të ndihem në një rreth pozitiv. Njerëzit me të cilët qëndrova ishte ajo që më ndihmoi psikologjikisht që t’i kthehesha rutinës time. Unë jam Einxhel që isha para se të hyja në ‘Big Brother VIP’”, tha ish-konkurrentja.

Gjatë rrëfimit të saj nuk ka munguar as përmendja e këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila sipas Einxhelit, e ka pasur më të vëshitë përshtatjen me botën jashtë. Moderatorja tha se ka komunikuar me Trixën, por nuk janë takuar ende.

“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike. Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Einxhel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të ftuar që vënë në siklet moderatorët

10 momentet më pikante në televizionet shqiptare

“Jam e lumtur që të kam njohur”

Beniada rrëfehet me Donaldin