MENU
klinika

Pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të PD

Enkelejd Alibeaj zëvendëson Lulzim Bashën

21.03.2022 - 21:14

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, postin e kryetarit të Partisë Demokratike për një periudhë tranzitore, e ka marrë Enkelejd Alibeaj.

Këtë e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Me anë të një njoftimi për mediat, Bardhi thotë se ka thërritur në takim dy nënkryetarët e selisë blu, Jorida Tabakun dhe Enkelejd Alibeajn.

Kjo pasi sipas Statutit të PD-së, në rastin e dorëheqjes së kryetarit, nënkryetarët e partisë i propozohen Këshillit Kombëtar, e më pas zgjidhej se kush do të merrte drejtimin e selisë blu.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, gjatë mbledhjes me dy nënkryetarët, Jorida Tabaku ka hequr dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e PD-së. Për pasojë, Enkelejd Alibaj zgjidhet kryetar i PD-së deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë.

NJOFTIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Pasi jam njohur me deklaratën e Kryetarit të Partisë z. Lulzim Basha se ka vendosur të hedhë një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD për të ndihmuar në ringritjen e PD, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetarët e Partisë znj. Jorida Tabaku dhe z. Enkelejd Alibeaj, si dhe Kryetaren e Këshillit Kombëtar të PD znj. Arta Sakja.

Në mbështetje të Statutit të Partisë dhe për të mos krijuar asnjë vakuum në drejtimin e Partisë në këtë moment të vështirë dhe specifik, kam konsultuar të dy Nënkryetarët me qëllim paraqitjen për zgjedhjen menjëherë nga Këshilli Kombëtar të komandimit të njërit prej tyre për drejtimin e Partisë.

Në takim kam marrë konfirmimin e Nënkryetares znj. Tabaku se heq dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë. Për pasojë, në përputhje me nenit 46 të Statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rithemelimi” të ofrojë mekanizmin e tërheqjes së Berishës"

Alibeaj “merr” drejtimin e PD pas dorëheqjes së Bashës