MENU
klinika

Plani

“Euro 2028”, Turqia i hap rrugë Britanisë së Madhe

21.03.2022 - 22:57

Europiani i vitit 2024 është vendosur që do të zhvillohet në Francë, ndërkohë ende nuk ka një vendim për 2028-n.

Ky kompeticion duket se do të udhëtojë drejt gadishullit britanik. Të mërkurën zyrtarizohen kandidaturat për aktivitetin në fjalë, por me sa duket Britania e Madhe dhe Irlanda do të jenë alternativa e vetme që do të ketë përpara Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Sipas “The Times”, UEFA duket se sheh me sy shumë të mirë organizimin e aktivitetit të vitit 2028 nga Anglia, Skocia, Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Irlanda dhe po përgatitet t’ia besojë më datë 7 prill, kur merret vendimi përfundimtar.

Një qëndrim të cilin e ka mësuar edhe Turqia, vendi tjetër që kërkonte zhvillimin e këtij aktiviteti prestigjioz. Kështu, pala turke po mendon që të tërhiqet dhe të rivalizojë për edicionin pasardhës, atë të vitit 2032, ku konkurrente më të fortë do të ketë Italinë.

Italianët presin me padurim të organizojnë një tjetër aktivitet madhor e shpresojnë që të kenë disa stadiume më moderne deri atëherë, ndërsa Turqia i ka rinovuar një pjesë të impianteve në vend që kur kërkonte organizimin e Euro 2016.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën