MENU
klinika

Dy të tjerë të zhdukur

Lufta në Ukrainë, dy futbollistë humbin jetën

21.03.2022 - 14:23

Lufta e shkaktuar nga Rusia drejt Ukrainës nuk po kursen askënd, ku së fundmi dy futbollistë janë vrarë si pasoj e përplasjes ushtarake të dy shteteve. Sergij Shestak, 33 vjeç dhe Bohdan Semençuk, 28 vjeç, janë dy viktimat e fundit nga bota e sportit si pasojë e kësaj lufte.

Shestak ishte sulmues që luante me skuadrën e ligës amatore, Çerkasi Kosaks, i cili u vra në betejën e Volnovakha, në lindje të Ukrainës. Shemençuk luante gjithashtu në ligën amatore, për skuadrën e Sluç Berezne. Ai u vra në një betejë afër Kievit.

Gjithashtu dhe dy futbollistë të tjerë janë raportuar të humbur. Rodion Plaska, 20 vjeç, i cili nuk është parë që nga 5 marsi dhe Juri Tsapij, i cili së bashku me familjen e tij, janë të humbur që nga 27 shkurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak