MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Euroleague përjashton zyrtarisht 3 ekipet ruse

23.03.2022 - 12:55

Tashmë është zyrtare: 3 skuadrat ruse që luajnë në Euroleague janë përjashtuar nga eventi për sezonin 2021-2022. Bëhet fjalë për skuadrat CSKA Moskë, Zenit st.Petersburg dhe Unics Kazan, që prej disa javësh ishin pezulluar nga aktiviteti pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Vendimi është marrë nga bordi drejtues i Euroleague, që ka kushtëzuar edhe kualifikimin e disa skuadrave në fazën çerekfinale. Kështu, pas Barcelona dhe Real Madrid një biletë për më tej siguron edhe Armani Milano.

“Ishte e pamundur të vepronim ndryshe, duke e parë çështjen si nga ana humane ashtu dhe atë sportive. Shumë sportistë profesionistë kanë braktisur ekipet ruse të basketbollit”, thuhet në deklaratën e Euroleague.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën