MENU
klinika

NBA

Bucks mposhtin Bulls, Warriors bien përsëri

23.03.2022 - 11:58

U luajtën vetëm 4 ndeshje së fundmi në NBA. Kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks fituan bindshëm 126-98 ndaj Chicago Bulls, një sfidë mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Lindjes.

Skuadra e Bucks e dominoi sfidën, ku u dallua Antetokounmpo me 25 pikë e 17 rebound, mbështetur nga Holiday me 27 pikë. Bucks ngjiten në vendin e dytë pas Miami Heat, ndërsa Bulls zbresin në vendin e pestë.

Vijon momenti negativ për Golden State, që pa yllin e NBA, Stephen Curry nuk fiton dot. Skuadra e Warriors u mund 94-90 nga Orlando Magic, takim i ekuilibruar deri në fund. Jordan Poole realizoi 26 pikë për miqtë, por që nuk mjaftuan, ndërsa për Orlando u dallua Carter me 19 pikë.

Jashtë fushe fitoi ekipi i Atlanta Hawks, që falë 45 pikëve të Trae Young dhe 32 të Bogdanovic mposhti 117-111 New York Knick. Ndërsa Denver Nuggets mundi me lehtësi 127-115 Los Angeles Clippers, ndeshje ku u dallkua Nikola Jokic, autor i 30 pikëve e 14 rebound.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN