MENU
klinika

Njoftimi i Bashkisë

Fieri kufizon furnizimin me ujë për të kursyer energji

18.03.2022 - 16:55

Bashkia e Fierit ka njoftuar qytetarët se do të kufizojë furnizimin me ujë , për shkak të krizës energjetike.

Për të mos rritur çmimin e ujit dhe për të kursyer energji elektrike, qytetarët e Fierit do të detyrohen të kenë furnizim të kufizuar me ujë.

Kufizimi ka të bëjë me uljen e presionit të ujit dhe jo me ndërprerjen e tij dhe  do të jetë gjatë orëve të natës 24:00 – 05:00, kur ndikimi i këtij kufizimi do të jetë gati i papërfillshëm për abonentët, por i ndikueshëm në kursimin e Energjisë që harxhojnë pompat furnizuese të qytetit.
Njoftimi

“Të nderuar qytetarë!
Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjitike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë. Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanlizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, gjithashtu edhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.
Faleminderit!”