MENU
klinika

4 viktima

Forcat ruse bombardojnë gjatë natës qytetet pranë Kharkiv

10.03.2022 - 09:05

Katër persona kanë mbetur të vrarë, pasi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv u granatua gjatë natës nga forcat ruse.

Lajmi u bë i ditur nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave Civile, shkruan BBC.

Raportohet se sulmi ka ndodhur në zonë e quajtur Slobozhanke , në juglindje të Ukrainës.

Sipas Shërbimeve të Emergjencave të Ukrainës, një vajzë pesëvjeçare është dërguar me urgjencë në spital për trajtim , ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet e kërkimit për të nxjerrë trupat nga rrënoja

 

Gjithashtu edhe një qendër tregtare u dogj nga bombardimet në zemër të Kharkiv , ndërsa nuk është raportuar për viktima.