MENU
klinika

Shpërthime të fuqishme në Orikhiv

Forcat ruse nisin bombardimin e një tjetër qyteti, shkelet armëpushimi

06.03.2022 - 17:25

Duket se Rusia ka nisur bombardimin e një tjetër qyteti. Charles Stratford i Al Jazeera-s, duke raportuar nags Orikhiv, tha se dëgjoi granatime në afërsi të qytetit, të vendosur përgjatë korridorit humanitar që supozohet të lejojë kalimin e sigurt të civilëve nga Mariupol në Zaporizhzhia.

“Të gjitha provat sugjerojnë se në gjysmë ore e fundit ose më shumë se ky armëpushim mund të mos jetë më në veprim, ai mund të jetë prishur,” tha Stratford, duke raportuar përpara një rruge boshe.

“Ne nuk mund ta konfirmojmë këtë, por sigurisht që ka pasur shumë granatime të rënda që kemi dëgjuar në gjysmë ore të fundit në këtë zonë,” tha ai.