MENU
klinika

Të “rikthehen në natyrë”

Google Play heq aplikacionin e krijuar që personat LGBTI

20.03.2022 - 11:40

Një aplikacion i prodhuar nga qeveria e Malajzisë që premtoi se do të ndihmonte komunitetin LGBTI të “rikthehej në natyrë” është hequr nga dyqani i Google Play, pasi u zbulua se ishte në kundërshtim me udhëzimet e platformës, raporton The Guardian të shtunën.

Aplikacioni u lëshua për herë të parë në korrik 2016, por tërhoqi vëmendje pasi u shpërnda në Twitter nga departamenti i zhvillimit islamik i qeverisë. Ai pretendonte se aplikacioni do t’u mundësonte personave LGBTI të ktheheshin në një gjendje të natyrës ose pastërtisë dhe se përfshinte një përmbajtje që përshkruante në detaje përvojën e një homoseksuali që “braktisi sjelljen homoseksuale” gjatë Ramazanit.

“Sa herë që një aplikacion na raportohet, ne hetojmë ato që janë kundër politikave tona dhe nëse konstatohen shkelje, ne marrim masat e duhura për të ruajtur një përvojë të besueshme për të gjithë”, tha Google.

Aplikacioni është hequr që atëherë nga Play Store. Udhëzimet e tij nuk i lejojnë aplikacionet “që përpiqen të mashtrojnë përdoruesit ose të mundësojnë sjellje të papërshtatshme”.

Komuniteti LGBTI i Malajzisë përballet me diskriminim të gjerë, duke përfshirë ligjet që ndalojnë marrëdhëniet mes të njëjtit seks.