MENU
klinika

Anulohen edhe gjobat

Greqia pezullon vaksinimin me detyrim

31.03.2022 - 16:31

Në Greqi është pezulluar detyrimi që qytetarët mbi 60 vjeç të vaksinohen kundër Covid-19.

Vendimi është marrë të mërkurën nga Ministria greke e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris tha se gjobat po pezullohen.

Gjobitja e qytetarëve u vendos para disa muajsh sepse kjo kategori po mbingarkonte Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve të kësaj moshe.

Ministri Plevris tha se dikasteri i tij po shqyrton mënyra për të motivuar njerëzit mbi 60 vjeç që të vaksinohen.

Ai përsëriti gjithashtu se të gjitha masat në fuqi për të frenuar përhapjen e koronavirusit do të rishikohen në kohën e duhur.