Vendi ynë parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimor. Po ashtu sipas MeteoAlb rdhe në zonat malore pritet që të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.
Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë Kosovën. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet shtim gradual i vranësirave duke sjellë reshje të pakta në jugperëndim të vendit, Por pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV parashikohet të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin në vend kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Ku pritet që vranësirat të pësojnë zhvillim, duke sjellë reshje në formë shiu në MV.
Rajoni dhe Europa
Europa Jugperëndimore do të jetë në dominimin e vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu mbetet me vranësira të shumta dhe reshje të dendura dëbore Lindja e kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e Europës paraqitet me mot të qëndrueshëm, ku do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta.