MENU
klinika

Nga Grossman te Kissinger

Historia nuk ka qenë kurrë pa shpresë… deri më 2022-in

22.03.2022 - 10:28

         Jo vetëm Grossman / Kissinger dhe Rendi i ri (midis SHBA-së dhe Kinës, Rusia dhe lufta, Amerika dhe Kina: në lbrat e ish-sekretarit amerikan të shtetit i njëjti realizëm i qartë i shkrimtarit me origjinë ukrainaise./Konica.al

Vasily Grossman dhe Henry Kissinger (98-vjeç ende gjallë) janë personalitete shumë të ndryshme, por jo tërësisht. Që të dy me origjinë izraelite, gjatë Luftës së Dytë Botërore luftuan kundër të njëjtit armik: Gjermanisë hitleriane, edhe pse në fronte të ndryshme. Gazetari dhe shkrimtari kishte lindur në Ukrainë, në Rusinë cariste, para Revolucionit të Tetorit. Sekretari i ardhshëm amerikan i shtetit ka lindur në Gjermani para ardhjes së nazizmit dhe u arratis me familjen në SHBA nën presionin e antisemitizmit. Në vitin 1945, Grossman hyri në Berlin si korrespondent i gazetës së Ushtrisë së Kuqe, pasi kishte treguar gjithë “Luftën e Madhe Patriotike”: nga rezistenca e dëshpëruar në portat e Moskës deri në ferrin e Stalingradit, te betejat e furishme rreth Kharkivit (ndërkohë, nëna i ishte vra nga nazistët në një qytet në perëndim të Kievit).

Nga ana tjetër, Kissinger ishte duke studiuar në Bruklin, kur u thirr si ushtar këmbësorie, i destinuar për në frontin evropian. Luftoi në Ardennes dhe si operator i inteligjencës  gjermanishtfolëse u ngarkua të gjurmonte shumë ish-oficerë të Gestapos në Gjermaninë e pushtuar. Pas përfundimit të luftës, që të dy lanë pas shkrime të rëndësishme […] Fletoret e një mijë ditëve në vijën e parë (“Një shkrimtar në luftë”) janë një mësim absolut në gazetari dhe më shumë: mund të shihni në sy “të vërtetën e pamëshirshme të luftës”, duke formuar me sy hapur bindjen e të qenit në anën e djathtë. Mund ta tregoni të vërtetën në kohë reale, dhe në këtë mënyrë të angazhoheni për të ndërhyrë, duke mbajtur larg presionet e propagandës dhe distopitë e pashmangshme të çdo “sot”. Në “Jetë dhe fat” Grossman ringjall dhe rishkruan vitet e tij të “luftës dhe paqes” në një ton narrativ. Në vitet 1950, Rusia staliniste dhe hrushoviane nuk ishte më “ana e duhur” për një intelektual të magjepsur nga idealet e lirisë dhe çlirimit të njeriut. Pasi, Rusia rezulton të jetë si përherë despotike – dhe antisemitike – si ajo cariste, si ajo e themeluar nga Pjetri i Madh. Të shkruarit i imponohet Grossmanit si një imperativ kategorik: edhe nëse është i dhimbshëm, edhe nëse KGB-ja ia merr kasetat e makinës së shkrimit. Gjithsesi, libri nuk resht së pohuari se me një penë madhështore “mitin e miteve” të krenarisë bashkëkohore ushtarako-kombëtare ruse: rezistenca e “shtëpisë së Pavlovit” në Stalindgrad (këshillohet të rilexohen edhe ato pasazhe, për ata që janë, me të drejtë, admirues të mbrojtjes këmbëngulëse patriotike e ushtarëve ukrainase, por edhe për ata që pyesin për kthimin e përjetshëm të militarizmit popullor rus).

Kissinger nuk shkroi reportazhe lufte, apo romane, por thuajse ekskluzivisht ese mbi historinë gjeopolitike. E nis krijimtarinë me tezën e doktoraturës në Harvard (“Një botë e restauruar”); dhe e mbyll me 360 gradë në 2014 me testamentin autobiografik “Rendi botëror” . I riu Kissinger studion stabilitetin botëror të Evropës së përfshirë nga epoka napoleonike dhe i rindërtuar në Vjenë në 1815.  Realpolitika e absolutistit habsburgian, Metternich, propozon, në para këshilltarit ambicioz të Shtëpisë së Bardhë Kenedi dhe, më pas, të Niksonit, një model gjithnjë aktual: sigurisht, ndoshta pa alternativa të suksesshme për t’i dhënë Evropës “botërore” të asaj kohe tridhjetë vjet stabilitet dhe paqen.

Në thelb, ajo nuk ndryshon shumë nga ajo e nënkuptuar në demokracitë liberale të sapolindura: të dyja bazohen në sistemet e “check and balances”, të peshave dhe kundërpeshave, në kërkimin e vazhdueshëm të ekuilibrave, të brendshëm dhe të jashtëm të shteteve moderne ose mbi-shtete.

Është matrica (historike dhe intelektuale) e “rendit botëror”: një kategori në të cilën, edhe pas gjashtë dekadash, madje edhe luftërash, si ajo e mbyllur në Vietnam, që i dha çmimin “Nobel” për Paqen, burrështetasi i vjetër tregohet ngurrues. Fundi i fundit, asnjë sistem “unipolar”, pa ekuilibër, nuk rezulton të jetë i qëndrueshëm. Dhe kjo, në filigranin analitik të Kissingerit, duket se vlen për çdo dimension të krijimit të vazhdueshëm të historisë: gjeografik, ekonomik (sot veçanërisht financiar), politiko-ushtarak, teknologjik (sot: digjital), social-kulturor-fetar. Pretendimet hegjemoniste dhe frika përkatëse, fshihen gjithmonë në botë të reduktuara në “një dimension” (mbi të gjitha ideologjike). Në vend të kësaj, paqja dhe zhvillimi shpesh arrihen anës mureve, edhe nëse në ndjekje të vazhdueshme të transformimit të tyre në kufij paqësorë midis qytetërimeve të ndryshme: megjithatë, të aftë të respektojnë dallimet e tyre, të gatshëm për t’i ndarë ato për një të ardhme të ndryshme, me ritmet e sugjeruara nga vetë historia. Pabarazitë e të gjitha llojeve midis popujve dhe vendeve janë historikisht të pashmangshme dhe konkurrenca gjeopolitike është një kusht i pashmangshëm, por qëllimi i stabilitetit kërkon që të mos i injorojmë kurrë “boshllëqet” e paqëndrueshme dhe gjithmonë t’i korrigjojmë ato sa më shumë që të jetë e mundur. Luftërat shpesh janë të pashmangshme, veçse gjithmonë mund të parandalohen, është gjithmonë e nevojshme të përpiqemi t’i parandalojmë dhe t’i ndalojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Marrëdhëniet ndërkombëtare – dhe strukturat sovranokombëtare të ndërtuara gradualisht, janë një mjet strategjik: një “armë” për t’u mbajtur efikase dhe për t’u përdorur gjithmonë (në “Rendin botëror”, Kissinger thuajse vesh tone prekëse kur evokon përpjekjet novatore të kolegëve të lashtë në tryezën e Traktatit të Vestfalisë në 1648, për të rifilluar Evropën pas tridhjetë vjetësh luftërash vetëshkatërruese)./Konica.al

Ashtu si Grossman, edhe Kissinger nuk është një filozof politik. Një lloj “testamenti i shtuar”, që daton 2011, me titull të thatë dhe konkret: “Për Kinën” (“Kina”). E rrëfyer për herë të fundit nga Kissinger, të cilës Pekini i rezervon ende korsi të shpejta dhe linja telefonike të kuqe, s’është tjetër veçse Kina mijëvjeçare: ajo që, sipas historianëve, do ta kishte gjetur veten në të kaluarën për të konkurruar kokë më kokë me një Evropë pak a shumë të paditur (sigurisht në planin shkencor-teknologjik, më pak në atë politiko-institucional, e cila ka mbetur në Kinën e ankoruar pas një autoritarizmi burokratik). Ajo Kinë që nuk ka njohur kurrë regjime lirie, por shpeshherë “trazira nën qiell”, luftëra të brendshme mes princërve. Megjithatë, është e njëjta Kinë, që, saktësisht pesëdhjetë vjet më parë, në kulmin e maoizmit komunist, mirëpriti presidentin amerikan Nikson, i cili kishte fluturuar “në të panjohurën” i shtyrë nga “këshilltari i tij i shfrenuar për sigurinë kombëtare”, i cili kishte përgatitur fshehurazi një goditje krahu që modeloi planetin bashkëkohor, ndoshta më shumë se rënia e mëvonshme e Murit. As në atë hap, Kissingeri nuk është penduar. Prej atëherë, dhe që nga viti 1972, në një vizion të përbashkët në vijimësi nga të gjithë banorët e Shtëpisë së Bardhë – kapërcimi i Luftës së Ftohtë midis SHBA dhe BRSS synonte qartësisht zëvendësimin e superfuqisë ushtarake sovjetike tashmë cërcëritëse me një superfuqi të sapolindur: ekonominë kineze. Kissinger është i qartë, kur tregon se marrëdhënia që kishte arritur me kryeministrin Çu En Lai kishte konfirmuar mbijetesën e një “qytetërimi kinez” më kompleks dhe më të thellë se ai rus dhe superior ndaj një maoizmi që ishte vetëm në dukje hegjemonist. Më pas, “kërcimi i madh përpara” i drejtuar nga Deng Xiaoping, një lloj mbreti-filozof pa kompetenca formale, nuk ishte aspak një skenar i rrezikshëm dhe Kissinger në fakt dukej i mirë, sepse ishte thuajse i detyrueshëm. Prodromi (simptoma) i pashmangshëm iu shfaq çdo “rendi të avancuar” në shekullin e XXI, ku Evropa (përfshirë Rusinë) nuk do të ishte më qendrore, sikurse Japonia nuk do të ishte më një bastion amerikan në Paqësor.

“Arsyeja” e vërtetë – mund të lexohet te Kissinger, jo më pak se tek Grossman – nuk është as optimiste dhe as pesimiste. Në vend të kësaj, ai e konsideron detyrën e tij, por mbi të gjitha burimin e tij parësor, të ruajë vizionin e një realiteti që ndonjëherë mund të jetë jashtëzakonisht i hidhur dhe i ashpër, me sa duket pa asnjë rrugëdalje. Mirëpo historia nuk është kurrë pa shpresë. Të paktën, nuk ka qenë kurrë, deri në vitin 2022./Konica.al

 

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen