MENU
klinika

Gjesti i ish-futbollistit të Valencias

Humanizmi i spanjollit, strehon 22 lojtarë ukrainas

22.03.2022 - 17:46

Jorge López e mbylli misionin e tij evakues nga zona e luftës në Ukrainë. Ish-lojtari i Valencias, i cili duhej të arratisej nga Ukraina kur nisën sulmet ajrore në disa qytete të vendit, nuk qëndroi duarkryq ndaj atyre që la pas.

“I lumtur dhe mirënjohës për të gjitha ekipet dhe njerëzit që kanë bashkëpunuar, në mënyrë që sot 22 lojtarë ukrainas janë në Spanjë dhe mund të bëjnë atë që iu pëlqen më shumë, të cilën për fat të keq nuk mund ta bëjnë në shtëpi” – theksoi spanjolli.

Lopez ishte drejtor i një shkolle futbolli në Kryvbas dhe kur u largua nga vendi premtoi se do të bënte diçka për lojtarët e tij në akademinë e të rinjve të ekipit. Ai filloi punën dhe kontaktoi disa ekipe spanjolle të Kategorisë së Parë dhe të Dytë për t’i sistemuar atje të rinjtë ukrainas.

Jorge kishte mbajtur kontakte që nga koha e tij si lojtar dhe drejtor sportiv në Spanjë. Dhe rezultati ishte mbresëlënës. Ish-lojtari i Valencias ka mundur të marrë në Spanjë 22 lojtarë nga akademia e klubit ukrainas. Ata janë mirëpritur në ekipe të ndryshme iberike si Valencia, Levante, Cádiz, Valladolid, Cultural Leonesa apo Huesca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN