MENU
klinika

"Nuk ka falje për këtë, pse i vrava burrë e grua"

I mbyti fëmijët me duar, vrasësi grek nuk thotë asgjë për krimin

07.03.2022 - 13:11

Autoritetet greke e kanë cilësuar vrasjen e katërfishtë si një ndër krimet më të rënda që ka ndodhur duke marrë parasysh se mes viktimave ishin dhe dy fëmijët të vegjël 2 dhe 3 vjeç.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rajonale të Greqisë Perëndimore, Apostolos Martzaklis , në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se menjëherë pas arrestimit të autorit të makabrës kanë nisur dhe hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së vrasjes së familjes shqiptare.

Mediat bëjnë me dije se drejtori i policisë është shprehur se 60 vjeçari në polici ka rrëfyer dhe pranuar vrasjen e çiftit të bashkëshortëve.

“Në një qese të fshehur me kujdes në një kazan të një pallati në Patras, është gjetur një pistoletë 9 mm me karikator që mbante pesë gëzhoja, 12 gëzhoja 9 mm dhe tre gëzhoja të kalibrit 0,45. Pas një ekzaminimi balistik dhe laboratorik , pistoleta që u gjet u identifikua si arma e zjarrit me të cilën 60-vjeçari kreu dy vrasjet”, ka thënë drejtori i policisë.

LEXO EDHE: Pse fëmijët? Kriminali grek që masakroi familjen shqiptare paraqitet në gjykatë, qytetarët e shajnë

Ndërkohë në lidhje me mungesën e zhurmës ai është shprehur se viktimat i ka qëlluar nga afër. Ndërsa në lidhje me vrasjen e dy fëmijëve të vegjël 60 vjeçari nuk ka dhënë asnjë koment pra grupit hetimor.

“Nuk dua të kujtoj atë çfarë ka ndodhur, nuk ka falje për këtë”, ka thënë 60 vjeçari.

Ndërkohë për të dalë në një konkluzipon të qartë në lidhje me vrasjen e dy fëmijëve të mitur pritet që të dalin analizat laboratorike nga mostrat e materialit gjenetik që janë marrë.

Shkak për të gjithë këtë ngjarje të rëndë është bërë mospagesa e një qiraje nga çifti i bashkëshortëve.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e 60-vjeçarit në Andravidë, policia gjeti të fshehur një shumë prej 15 mijë eurosh . në lidhje me kronologjinë e ngjarjes drejtori i përgjithshëm i policisë rajonale të Greqisë Perëndimore u shpreh se autori ka shkuar në shtëpinë e familjes të mërkurën pasdite në të cilën jetonte çifti me tre fëmijët e mitur, ku fatmirësisht vrasjes ika shpëtuar djali 12 vjeçar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN