MENU
klinika

Borshi rreth 55 mln euro

Ikona e tenisit rrezikon shtatë vjet burg

22.03.2022 - 22:32

Ish-tenisti gjerman Boris Becker, një nga ikonat e këtij sporti, rrezikon të përfundojë në burg. Në Londër ka nisur sot procesi gjyqësor ndaj ish-numrit 1 në botë, që rrezikon burgun për falimentim dhe mashtrim financiar.

54-vjeçari gjerman është paraqitur sot para gjykatës për t’u mbrojtur para akuzave. Becker, fitues i 6 grand slam në karrierë, paraqiti falimentimin e tij në qershor 2017. Gjithsesi, ai është akuzuar se ka fshehur mjaft prona me vlerën që kalojnë 2 milionë euro, ndërkohë që nuk ka respektuar edhe detyrimet bankare.

Për pasojë, në korrik 2019, janë shitur në ankand mjaft nga trofetë e tij, përfshi edhe trofetë e fituar në grand slam. Nga ky ankand u përfituan mbi 750 mijë euro, duke paguar pjesërisht borxhet që tenisti kishte.

Në momentin e falimentimit, borxhi ishte rreth 55 milionë euro. Në rast dënimi, Becker rrezikon deri në 7 vite burg. Në vitin 2002, ai u dënua me 2 vite burg nga një gjykatë gjermane, dënim që u pezullua dhe 500 mijë euro për evasion fiskal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën