Edhe pse një mundësi minimale, ekziston që Italia të kualifikohet në Kupën e Botës 2022. Kjo nëse Irani përjashtohet Botërori si pasojë se ky vend ndalon futjen e grave në stadiume.
Teoria u hodh nga Sport Mediaset, e ndjekur nga Sky Sport Italia dhe Sportitalia, por mbetet e vështirë e realizueshme. Irani la 2,000 gra jashtë stadiumit për ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës kundër Libanit, pavarësisht faktit se ato kishin blerë bileta.
Irani fitoi ndeshjen 2-0, por tashmë ishte paralajmëruar nga FIFA në vitin 2019 që të mos ndalonte hyrjen e grave në tribuna. Duke qenë se kjo është një shkelje e përsëritur, anëtari i Federatës së Futbollit iranian, Mehrdad Seradschi, vuri në dukje në Tëitter se kishte dëgjuar “lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata e Futbollit Aziatik”.
Qasja më ekstreme do të ishte që FIFA të përjashtonte Iranin nga Kupa e Botës 2022, për të cilën ata tashmë kanë rezervuar vendin e tyre. Nëse kjo do të ndodhte, teorikisht FIFA mund të kualifikonte në vend të tyre një vend me koeficientin më të lartë në renditjen botërore që nuk ka arritur të kualifikohet.
Kjo do të ishte kampionia aktuale e Evropës, Italia, e cila nuk arriti as në finalet e play-off-it pas humbjes 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut. Gjithsesi, ekspertë të tjerë thonë që Irani të përjashtohet, duhet të jetë një gjest i përsëritur, ndaj për momentin vetëm mund të paralajmërohet dhe gjobitet.