MENU
klinika

Rekordi i trajneri boshnjak

Askush si ai, kualifikon ekipin e 4-ët në Botëror

30.03.2022 - 17:07

Një trajner mund të jetë pjesëmarrës në disa kupe bote, qoftë me skuadra të ndryshme, por të kualifikosh 4 ekipe të dorës së dytë në Botëror, është rekord më vete.

Duke siguruar biletën e Marokut për në Botërorin e Katarit, Vahid Halilhodžić ka hyrë edhe pak më shumë në historinë e futbollit. Në moshën 69-vjeçare, boshnjaku bëhet trajneri i parë që kualifikon katër kombëtare të ndryshme në Botëror.

Më parë, Bora Milutinovic dhe Carlos Alberto Parreira drejtuan pesë ekipe të ndryshme kombëtare në pesë turne, por nuk u kualifikuan dot në fazat finale, sikurse ka bërë boshnjaku katër herë. Krejt e kundërta me boshnjakun, që këtë kualifikim dëshiron ta shijojë duke qenë në Katar në fund të vitit.

Nëse gjithçka shkoi mjaft mirë me Algjerinë në vitin 2014 (eliminimi në 1/16, pasi e çoi Gjermaninë në kohën shtesë), nuk mund të thuhet e njëjta gjë për eksperiencat e tij në Japoni dhe Bregun e Fildishtë.

Tek “Elephants”, ai u shkarkua në shkurt, katër muaj para turneut të Afrikës së Jugut më 2010-n, ndërsa me Japoninë i ndodhi edhe më keq: Vahid u largua në prill 2018, dy muaj para fillimit të kompeticionit në Rusi.

Më në fund, tani fillon pjesa më e bukur për trajnerin Vahid. Ish-trajneri i PSG-së do të provojë të kalojë fazën e grupeve me Marokun në Botërorin 2022, çka do të ishte hera e parë në karrierën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN