MENU
klinika

“S’është futur asnjë litër naftë nga jashtë, po abuzojnë me çmimet”

Kërkesat e protestuesve për Ramën: Të shpallë minimumin jetik dhe…!

10.03.2022 - 19:31

Gjatë fjalës së mbajtur në protestën kundër rritjes së çmimeve, protestuesi Fatmir Merkoçi bëri me dije listën e kërkesave që qytetarët kanë për kryeministrin Rama.

Ai u shpreh se kryeministri duhet të informojë qytetarët me sasinë e naftës dhe grurit që është futur në Shqipëri pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, për të parë nëse rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e rritjes në bursë apo abuzimeve në treg.

Gjithashtu ai ftoi Ramën të bëjë publike buxhetin e emergjencës dhe rezervat e shtetit që janë në dispozicion të krizës.

“Sot jemi mbledhur për të protestuar kundër dhunës kundër diktaturës. E kemi mafian shtet dhe kur kemi mafian shtet nuk mund të presim asnjë gjë tjetër. Ky njeri që kemi këtu, që përfaqëson Partinë Socialiste dhe iu dhimbsen të varfrit, iu dhimbsen aq shumë sa kur marrin pushtetin i bëjnë të gjithë të varfër. Protestat kanë një qëllim, plotësimin e kërkesave të protestuesve.

Zoti Rama, kërkesat e qytetarëve janë shumë të thjeshta, e para shpalljen minimumit jetik në fletoren zyrtare. E dyta është energjia dhe për sa i përket naftës, Shqipëria ka naftë dhe burime gazi, ndaj zoti kryeministër më thoni sa naftë është futur që kur ka filluar lufta.

E gjithë nafta ka qenë në Shqipëri, ka qenë këtu, e njëjta gjë dhe me grurin. Nuk është futur asnjë kokërr grurë. Duhet të deklarojë sa është buxheti i shtetit për fatkeqësinë natyrore, ose siç e quan ky për luftën. Të na thotë sa është rezerva e shtetit. Duhet të largohemi nga ky shesh nëse ky jep përgjigje për kërkesat tona”, tha Merkoçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qytetarët bllokojnë rrugët në Shkodër

Protesta në gjithë Shqipërinë kundër rritjes së çmimeve

Bllokohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

Qytetarët në protestë kërkojnë uljen e çmimit të naftës