Kombëtarja Shqiptare nisin ditën e sotme grumbullimin në prag të dy miqësoreve që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Nën dirigjencën e trajnerit Edy Reja, Shqipëria zhvilloi seancën e parë stërvitorë në qytetin e Girona-s.
Kjo në kuadër të përballjes miqësore të datës 26 mars ndaj Spanjës në orën 19:45, në stadiumin e Espanyol. Përveç mungesave të Mihajt dhe Bajramit, për arsye shëndetësore stafin teknik e shqetëson gjendja e mesfushorit Amir Abrashi.
31-vjeçari që aktivizohet në Zvicër me Grasshopersin, ka marrë një goditje së fundmi, teksa mbetet për t’u parë se si do të jetë gjendja e tij në ditët në vijim. Zgjidhja emergjente mund të jetë Ernest Muçi, të paktën për ndeshjen e dytë me Gjeorgjinë.