MENU
klinika

Miqësoret e marsit

Kombëtarja, 2 ndryshime në listën e të grumbulluarve

21.03.2022 - 12:27

Lista e lojtarëve të thirrur në Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet miqësore të marsit ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë ka pësuar një ndryshim. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka pasur dy ndryshime të fundit.

Mbrojtësi Enea Mihaj dhe mesfushori Nedim Bajrami nuk do të jenë të gatshëm për këto dy sfida. Mihaj ka rezultuar pozitiv dhe është karantinuar, duke mos pasur mundësi të grumbullohet me përfaqësuesen kuqezi.

Edhe Nedim Bajrami ka pasur simptoma gripale dhe temperaturë të lartë pasditen e të dielës. Në këto kushte trajneri Edoardo Reja ka vendosur të thërrasë në Kombëtare mbrojtësin Herdi Prenga, i cili po bën paraqitje të mira këtë sezon me skuadrën e Kisvárdas në Hungari dhe mesfushorin Endri Çekiçi.

Për Prengën është një rikthim pasi është grumbulluar edhe më parë me Kombëtaren A, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-21 në të kaluarën. Futbollisti do t’i bashkohet të hënën skuadrës në grumbullimin që do të nisë në Barcelonë. Ndërsa Çekiçi ka qenë rregullisht pjesë e Kombëtares në ndeshjet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja për prurjet e reja dhe miqësoret

“Spanja ta fsheh topin, Gjeorgjinë duhet ta mundim”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak