MENU
klinika

Hiqet ora policore!

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Vaksinimi rekomandohet të nisë nga mosha 12-vjeç

02.03.2022 - 12:25

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të heqë orën policore në vend.

“Eshte vendosur qe ora policore të mos jetë më, hiqet ora policore sic ishte nga ora 23:00 deri në 6 të mëngjesit”, tha Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik te Eksperteve ne mbledhjen e sotme.

Sipas saj, ndryshimi i këtyre masave do shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike në vend.

Gjithashu komiteti i eksperteve ka rekomanduar që vaksinimi i femijeve eshte i këshillueshëm të nisë nga mosha 12 vjec, për të gjithë fëmijët, jo vetem per ata qe kane semundje te tjera.

Masat e tjera

Ata që janë të infektuar me virusin do qëndrojnë të izoluar në 5 ditë nga 10 ditë që ka qenë

Për gjithë qytetarët që do hyjnë mbetet në fuqi paraqitja e pasaportes se vaksinimit ose e testit PCR në 72 orët para mbërritjes dhe ata që nuk kanë këto dokumente vijon të mbetet në fuqi izolimi.

Në aeroporte do lejohen të hyjë vetëm pasagjerët që mbajnë maskën si është e rekomanduar.

Mbetet ne fuqi mbajtja e maskës në gjithë ambientet e mbyllura.

Mbeten në fuqi masat për grumbullimin në aktivitete kulturore e sportive.

Mbetet në fuqi lejimi për grumbullimin deri në 50 persona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjeku Tritan Kalo: Ja çfarë më brengos më shumë

A do të kemi një valë të dytë të COVID-19 në vjeshtë?

Raporti i BSH për vitin 2020/ Fjala eGuvernatori Sejko në Parlament

“Ekonomia gëzon premisat për një rimëkëmbje të shpejtë”