MENU
klinika

Si paraqitet gjendja e tij?

Kryeministri grek nuk i shpëton virusit, infektohet me Covid-19

14.03.2022 - 13:09

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka njoftuar se do të karantinohet në shtëpi, ndërsa do ta vazhdojë punën online.

“Në testin e shpejtë ditor që bëra sot në zyrë, dola pozitiv për Covid-19. Do të jem i izoluar në shtëpinë time dhe do të punoj nga shtëpia.

Dua që ju të mbani mend se vaksinimi i trefishtë ofron mbrojtjen më të mirë të mundshme kundër sëmundjeve të rënda. Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë dhe shumë shpejt do të jem sërish në zyrë” , thotë ai.