MENU
klinika

Mësojeni...

Ky është sekreti për t’i bërë fëmijët tuaj të flenë më mirë

10.03.2022 - 14:58

Shumë prindër besojnë se një mënyrë efektive për të ndihmuar fëmijët e tyre të flenë më shpejt është të shikojnë televizor, një besim që është hedhur poshtë nga një studim i fundit. Studiuesit shikuan një kampion prej 470 fëmijëve të moshës 3-5 vjeç dhe zbuluan se ata që shikonin më pak se një orë televizor çdo ditë, flinin 22 minuta më shumë gjatë natës.

Kjo do të thotë se ata flinin 2.5 orë më shumë në javë sesa ata që shikonin më shumë kohë në TV çdo ditë. Sipas Rebecca Spencer, një neuroshkencëtare në Universitetin e Masaçusets: “Prindërit mendojnë se televizori i qetëson fëmijët, por kjo nuk është e vërtetë pasi ata nuk flinin mjaftueshëm dhe ky zakon nuk i ndihmoi ata të flinin më mirë”.

Hulumtimi tregon se mbajtja e një televizori në dhomën e fëmijës nuk e ndihmonte atë të flinte. Ndërsa fëmijët që nuk kishin televizor në dhomën e tyre të gjumit flinin 30 minuta më shumë gjatë natës sesa ata që kishin atë TV në dhomë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN