03.03.2022 - 12:03
Një zgjidhje për situatën në Ukrainë do të gjendet. Kështu tha ministri i Jashtëm Serghei Lavrov sipas raporteve të agjencive Tass dhe Interfax.Lavrov gjithashtu konfirmoi se bisedimet mes përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen sot për të diskutuar për një armëpushim të mundshëm.
Ndërkohë Rusia ka deklaruar se është e gatshme për dialog me Perëndimin për garancitë e sigurisë dhe çështjet e stabilitetit strategjik.
Kujtojme se Ukraina pretendon se ka vrarë 9000 ushtarë rusë, ka shkatërruar 217 tanke, 90 artileri, 900 automjete të blinduara dhe 42 raketahedhës dhe 30 avionë u rrëzuan.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Perëndimi të mos ndërtojë objekte ushtarake në ish-Bashkimin Sovjetik”
Lavrov merr fjalën në konferencën e OKB-së, salla bojkotohet masivisht
Nga Roland Qafoku