MENU
klinika

“Perëndimi të mos ndërtojë objekte ushtarake në ish-Bashkimin Sovjetik”

Lavrov merr fjalën në konferencën e OKB-së, salla bojkotohet masivisht

01.03.2022 - 14:22

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi në Konferencën e OKB-së të mbajtur në Zvicër, se është koha që armët bërthamore amerikane në Evropë të kthehen në shtëpi.

Lavrov pritej të merrte pjesë personalisht në takimin e Gjenevës, por ndalimet e fluturimeve nga Rusia e penguan këtë gjë.

Në një mesazh të regjistruar paraprakisht, ai tha se Rusia ishte e gatshme të fliste për stabilitetin strategjik me SHBA-në, por paralajmëroi se Perëndimi nuk duhet të ndërtojë objekte ushtarake në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Ai gjithashtu ofroi një justifikim të ri për pushtimin e Ukrainës, teksa pohoi se një veprim i tillë nga Rusia u ndërmor për të parandaluar armatimin bërthamor të Ukrainës.

Të udhëhequr nga Ukraina, shumë ambasadorë, përfshirë ata të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Australisë, Kanadasë, SHBA-së dhe BE-së, u larguan teksa Lavrov filloi të fliste, si një shenjë simbolike ndaj agresionit barbar rus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Për disa ukrainas sot është dita e fundit"

LIVE: Zelensky flet i përlotur në Parlamentin Europian