MENU
klinika

Çfarë thotë Presidenti serb?

Marrëveshja BE – SHBA për furnizim me gaz, reagimet në M. e Veriut

28.03.2022 - 13:49

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë reaguar pas marrëveshjes së nënshkruar mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror shtesë për vendet e unionit me qëllim frenimin e varësisë nga importet ruse.

Konkluzionet e Këshillit Evropian, të miratuara më 25 mars, theksojnë se, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, rimbushja e depozitave të gazit në të gjithë Bashkimin Evropian duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Më 26 mars, Qeveria e Maqedonisë së Veriut lëshoi ​​një deklaratë, shkruan “europeanwesternbalkans“.

“Falë kësaj strategjie për trajtimin e pasojave të luftës dhe krizës energjetike, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e kësaj platforme të BE-së për blerjen e përbashkët të gazit natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara për të ulur pjesërisht varësinë e saj nga gazi rus”, thuhet në deklaratë.

Reagime ka pasur edhe në Serbi. Presidenti Aleksandër Vuçiç në intervistën e tij për Euronews -in serb të premten në mbrëmje, ka falënderuar Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në platformë.

Përgjigja e Vuçiç erdhi kur u pyet për mospërputhjen e Serbisë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Ai u përgjigj se Serbia e respekton të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Ukrainën dhe kujtoi bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999, që, sipas tij, ishte shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

“Pavarësisht (bombardimeve), ne nuk e kemi problem të themi se jemi në rrugën evropiane, sepse e konsiderojmë atë si një sistem shtetesh të mirëorganizuara. Dhe i jam mirënjohës sonte Charles Michel që nuk harroi Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për furnizimin me gaz natyror, hidrogjen etj… Por, në të njëjtën kohë, le të kemi vendin tonë, le të jemi krenarë për vendin tonë dhe origjinën dhe se ne duam ta mbajmë vendin tonë dhe të ruajmë të drejtën tonë për të marrë vendime kyçe politike bazuar në interesat tona”, tha Vuçiç.