MENU
klinika

''JO luftës''

Mbyllet televizioni rus! Shkak, dezinformimi…

04.03.2022 - 14:42

        Një ndër mediet e pavarura në Rusi, ”Tv Rain”, ka njoftuar se do të ndalojë transmetimin për një kohë të pacaktuar, pasi është nën presion për mbulimin e luftës në Ukrainë.

Rregullatori rus i telekomunikacioneve kishte bllokuar ”TV Rain”, në fillim të kësaj jave, duke e akuzuar atë për “nxitje ekstremizmi, abuzim me qytetarët rusë, duke shkaktuar prishje masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimin e protestave”, sipas raporteve.

Ndërkohë, ditë e djeshme, kjo medie transmetoi shfaqjen e saj të fundit në internet.

“Jo luftës”, tha një ndër themelueset e këtij kanali, ndërkohë që punonjësit dolën nga studioja. Më pas, kanali televiziv nisi të shfaqte pamjet e një shfaqjeje ”Liqenit të Mjellmave” të Çajkovskit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çun Lajçi, për mikun që u nda nga jeta

“Ka vdekë Ahmeti, por jo trupa e tij rinore e baletit!

Degas: realiteti i tmerrshëm

“Piktori i balerinave” që shkroi sonete