MENU
klinika

Gjithçka, nis me ju!

Mendimtarët stoikë: hapat drejt lumturisë

04.03.2022 - 19:50

         Ata na ofrojnë mënyrën për ta parë jetën bazuar në pranimin, virtytet dhe marrëdhënien me veten. Edhe pse mësimet e mendimtarëve stoikë mund të duken shumë larg realitetit tonë, kjo rrymë filozofike pohon se të gjitha ligjet e universit, me veprimet dhe pasojat e tyre, tashmë janë të përcaktuara.

Kësisoj, njeriu mund ta arrijë lirinë vetëm përmes pranimit të fatit të tij.

Po ashtu, ata pretendojnë se pozitiviteti dhe virtyti janë të arritshme vetëm përmes arsyes./Konica.al

Nuk jemi të ndikuar nga ngjarjet, por nga perceptimi ynë për to

Shumë prej nesh jetojnë, pa e kuptuar, të zhytur në pesimizëm. Priremi të ndihemi të ofenduar dhe besojmë se jemi viktima të rrethanave. Nuk është ajo çfarë ndodh ajo që na godet, por mënyra sesi e shikojmë atë që ndodh. Gjithashtu, mund të pranojmë edhe realitetin, t’u drejtohemi masave që i konsiderojmë të përshtatshme, pa e lënë këtë fakt të ndikojë në gjendjen tonë shpirtërore. Paqja brenda nesh, varet nga ne.

Lumturia vjen përmes virtytit

Ne jetojmë në një shoqëri të egërsuar, konkurruese dhe mbikonsumatore. Për të njëjtën arsye, kemi arritur të mendojmë se lumturia qëndron në miratimin shoqëror, suksesin material ose statusin. Gjithsesi, sipas mësimeve të stoikëve, lumturia arrihet thjesht duke bërë gjënë e duhur. Mund të tingëllojë e pamenduar, por të gjithë e kemi përjetuar kënaqësinë e gëzimit të një shoku me pamjen si mos më keq.

Dëgjoni unin e brendshëm

Të qenit në kontakt me emocionet dhe nevojat e dikujt është thelbësore për mirëqenien tonë. Kjo është arsyeja, pse stoikët, në fund të çdo dite, shkruanin në një ditar se si ndiheshin. Në këtë mënyrë, ata mësuan të njihnin njëri-tjetrin më mirë dhe të njihnin emocionet, mendimet dhe dëshirat e tyre. Nëpërmjet këtij zakoni të thjeshtë, do të jemi në gjendje të përpunojmë dhe të shprehim gjithçka që na shqetëson ose nuk është sipas dëshirës tonë. Mund të veprojmë edhe në përputhje me mendimet dhe emocionet tona, duke pranuar se nuk mund t’i pëlqejmë gjithmonë të gjithëve./Konica.al

Zakoni na bën më efikas

Qeniet njerëzore priren të jenë të hutuar dhe disi dembelë. Ushqimi, ushtrime, lexim, meditim… Këto janë të gjitha aktivitete që ne i konsiderojmë të dobishme dhe të dëshirueshme, mirëpo kur vjen puna për t’i zbatuar në praktikë, përherë gjejmë justifikime dhe rrugë të shkurtra, që na bëjnë t’i shtyjmë për më vonë ose të mos ngulmojmë. Krijimi i një zakoni është mënyra më e mirë për të automatizuar ato sjellje që duam të bëhen pjesë e jetës sonë. Është rruga më e shpejtë drejt efikasitetit dhe koherencës.

Sipas mendimtarëve historikë, çdo përpjekje do të shpërblehet

Shumë prej nesh e kanë të vështirë ta lënë për më vonë kënaqësinë e menjëhershme. Nëse propozojmë diçka dhe qëndrojmë konstant në përmbushjen e saj, në fillim mund të jetë e vështirë dhe dekurajuese. Por në planin afatgjatë, sigurisht që do të gëzojmë përfitimet e çmuara të sakrificave tona.

Këto rregulla të thjeshta fshehin urtësi të madhe dhe përbëjnë një udhërrëfyes për të arritur paqen dhe lumturinë, që duket se na shmangen aq shumë. Është një ndryshim këndvështrimi dhe prioriteti, që, edhe pse në pamje të parë mund të duket utopik, ofron përfitime të mëdha./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit