MENU
klinika

“Pranvera të na ftojë për më shumë optimizëm”

Meta nuk komenton largimin e Bashës

22.03.2022 - 14:13

Presidenti Ilir Meta këtë të martë ka uruar të gjithë besimtarët bektashi për festën e Sulltan Novruzit.

Meta nga Kryegjyshata ka theksuar se 22 marsi tashmë përveç festës së Sulltan Novruzit është dhe festa e demokracisë prej 30 vitesh.

“Pranvera është për të gjithë qytetarët dhe shqiptarë. Edhe ka lule pa fund. Mjafton të dilni edhe në këtë oborr. Pranvera është gjithëpërfshirëse. Jemi për pranverën dhe e dua shumë pranverën se kam lindur në këtë stinë. Ne 22 marsin prej 30 vitesh e kemi dhe fillimin e demokracisë, urimet më të mira për këtë ditë për çdo shqiptar”, ka thënë Meta.

Ndërkohë nga ana tjetër ai ka zgjedhur që të mos komentojë dorëheqjen e shumëkërkuar të Lulzim Bashës.

Meta është shprehur se nuk është vendi për të komentuar një gjë të tillë, por mjafto që të bashkohen lutjeve të kryegjyshit botëror të bektashinjve për paqe në Ukrainë.

“Është gjithëpërfshirëse. Këtu jemi për pranverën dhe unë e dua shumë pranverën për arsye se edhe kam lindur në pranverë. Madje edhe shumë pranë ditës së Sulltan Nevruzit. Emrin e dytë e kam Nevruz nga gjyshja. E dua shumë pranverën. Nuk kam asnjë përgjigje për këto pyetje të cilat nuk kanë vend në oborrin e kryegjyshatës. Sot lutem që paqja dhe e mira të mbizotërojë në zemrën e çdo qytetari. Edhe për qytetarët që këtë pranverë po ndeshen me vështirësi më të mëdha për shkak të rritjes së çmimeve, Bashkohem me lutjet për paqen në Ukrainë. Le të jetë 22 Marsi mbarësi dhe të na ftojë të gjithëve për optimizën”, deklaroi Meta.”, tha Meta.