MENU
klinika

Arsyeja

Ministrja e Jashtme gjermane viziton Ballkanin Perëndimor

10.03.2022 - 11:21

Annalena Baerbock do të ndalet edhe në Kosovë. Ajo aty do të takohet ndër të tjera edhe me presidenten Osmanin dhe kryeministrin Kurti.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të niset në mbrëmje (09.03) për një udhëtim në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi, bëri të ditur të mërkurën në konferencën e shtypit të qeverisë, Andrea Sasse, zëvendës-zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Pas disa takimeve në Sarajevë, ajo do të takohet në Kosovë të enjten (10.03), ndër të tjera edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albani Kurti, si dhe komandën e KFOR-it. Të premten Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Baerbock do të vijojë udhëtimin e saj për në Beograd dhe Moldavi.

Është hera e parë që ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock bën një udhëtim në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria aktuale gjermane është e para që i ka dhënë Ballkanit Perëndimor një rëndësi qysh në marrëveshjen e koalicionit. Në fillim të marsit Baerbock emëroi ish-deputetin e gjelbër, Manuel Sarrazin, si të ngarkuar special për Ballkanin Perëndimor, duke e forcuar kështu ekipin e saj për rajonin e Evropës Juglindore.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Baerbock do të përurojë të premten, 11.03.22. Parkun e Energjisë me Erë në Bajgorë, i cili është ngritur me mbështetjen e Gjermanisë dhe është investimi më i madh i huaj individual në Kosovë deri më sot, Energjitë e ripërtërishme dhe mbrojtja e ambientit janë në fokus të politikës së jashtme gjermane, që kur atë e kanë marrë në dorë Të Gjelbrit. Tema të tjera veç tyre, janë të drejtat e gruas, forcimi i shoqërisë civile./DW