MENU
klinika

Pse kërcitja e gishtave është e dëmshme

Mjekët paralajmërojnë të hiqni dorë nga ky zakon

12.03.2022 - 13:38

Kërcitja e gishtave është një zakon që mund të jetë i dëmshëm për shumë njerëz. Disa studiues përdorën rezonancën magnetike për të hetuar mekanizmat e kërcitjeve të nyjeve. Ata thonë se kërcitja ndodh për shkak të formimit të hapësirës në flluskat e lëngut synovial, që gjendet në zgavrat e nyjeve.

Shpesh mendohet se kërcitja e gishtave mund të shkaktojë dridhje të duarve kur të jeni në moshë të thyer. Mjekët paralajmërojnë se ky zakon mund të dobësojë aftësitë motorike të duarve. Njerëzit që kërcasin gishtat mund të humbasin deri në 75 përqind të aftësive motorike (aftësia për të kryer lëvizje të ndryshme).

Edhe pse dikur besohej se ky zakon mund të shkaktojë artrit, nuk është vërtetuar shkencërisht. Nyjet e çara mund të çojnë në ënjtjen e tyre, por problemi kryesor që shfaqet është dobësimi i aftësive të lëvizjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN