MENU
klinika

Zelensky nënshkruan vendimin

Ndalohet aktiviteti i 11 partive politike pro ruse në Ukrainë

20.03.2022 - 12:27

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar kufizimet e vendosura në aktivitetet e 11 partive politike në vend, të akuzuar për lidhjet e tyre me Moskën.

Përmes një video-je të transmetuar gjatë natës, Presidenti Volodymyr Zelensky renditi disa nga partitë e ndaluara, duke përfshirë dhe “Platformën e Opozitës – Për Jetën”, një nga partitë më të mëdha pro-ruse me përfaqësues në parlamentin e Ukrainës.

Partitë e tjera të kufizuara përfshijnë “Bllokun e Opozitës”, “Partinë e Sheriatit”, “Jonën”, “Opozitën e Majtë”, “Bashkimin e Forcave të Majta”, “Shtetin”, “Partinë Socialiste Progresive të Ukrainës”, “Partinë Socialiste të Ukrainës”, “Socialistët” dhe “Bllokun” e Vladimir Saldo.

Ministria e Drejtësisë e Ukrainës do të veprojë menjëherë për të zbatuar ndalimin, për të cilin Zelensky tha se do të zgjasë për aq kohë sa ligji ushtarak të mbetet në fuqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrethimi dhe bombardimi i Mariupolit

Zelensky: Terror që do të mbahet mend ndër shekuj!