MENU
klinika

Avionët luftarakë mund të dërgohen nga Kosova

Ndihmat e NATO-s për Ukrainën/ Skenarët zbulohen nga gazeta gjermane

09.03.2022 - 17:08

Presidenti ukrainas Zelensky i bëri kërkesë NATO-s ta furnizojë me avionë ushtarakë për të luftuar trupat ruse.

Por pasi Vladimir Putin kërcënoi se nëse një vend i NATO do të ndihmonte Ukrainën do të përfshihej në luftë, SHBA-të ngritën shqetësimin për përshkallëzimin e situatës.

Ndërkohë nga Gjermania raportohet se Perëndimi po mendon dërgimin e avionëve nëpërmjet një shteti jo anëtar në aleancë, dhe një ndër opsionet e përmendur është Kosova.

Gazeta “Tagessachau” raporton se ende nuk ka një vendim përfundimtar, por emri i Kosovës po lakohet si një ndër më të mundshmit.

“Një transferim direkt i avionëve në Ukrainë me sa duket nuk është planifikuar nga SHBA. Një skenar i mundshëm është që avionët mund të dergohen në bazën ajrore në Ramstein dhe të fluturojnë në një vend jo anëtar të NATO-s ose jo anetar të BE-së. Pilotët ukrainas mund t’i dergonin në Ukrainë prej andej. Emri i asnjë vendi nuk eshte thene publikisht si vend transit; Kosova është një nga opsionet e mundshme”, shkruan media gjermane.

Polonia është e gatshme të dislokojë të gjithë avionët e saj reaktivë të tipit MIG-29 në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, si dhe t’i vendosë ato në dispozicionin e Shteteve të Bashkuara, njoftoi të martën Ministria e Jashtme polake, duke i bërë thirrje vendet të tjera të NATO-s që kanë avionë të tillë që të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Themelohet Grupi punues ndërinstitucional

Kosova nis rrugëtimin për anëtarësim në NATO