MENU
klinika

Filozofi pirronist Sextus Empiricus

Në Zot: ”Si të jemi mendjehapur”

08.03.2022 - 19:26

         Që kur se shumica e njerëzve deklarojnë se Zoti është kauza më vepruese, së pari le të shqyrtojmë Zotin, në këtë hyrje – për të vijuar një jetë të zakonshme pa mendime, themi se ka perëndi, se adhurojmë perënditë dhe se ato shfaqin largpamje; është kundër nxitimit të dogmatistëve që themi këto gjëra. [Feja greke njeh një numër të madh perëndish të ndryshme, shpesh në kundërshtim me njëri-tjetrin. Mirëpo, filozofët, edhe nëse njihnin dendur qenie hyjnore të veçanta, prireshin ta konceptonin hyjnoren si të bashkuar në një karakter të vetëm dhe një qëllim të vetëm. Që këtej merr kuptim që Sextus përdor shumësin “zota”, kur flet për aderimin në fenë e zakonshme, por njëjësin kur diskuton pikëpamjet dogmatike]./Konica.al

Kur konceptojmë objekte, duhet të konceptojmë ekzistencën e tyre, për shembull, nëse janë trup apo shpirtërore. Por edhe format e tyre, pasi askush nuk mund të përfytyronte një kalë pa krijuar më parë formën e një kali. Gjithashtu, ajo që konceptohet duhet të konceptohet si diku. Meqë ca dogmatistë thonë se Zoti është një trup, të tjerët thonë është shpirtëror; disa se ai është në formë njeriu, të tjerët jo; disa se ai gjendet në një vend, të tjerët jo; ka nga ata që thonë se ai është në një vend, disa thonë se ai është brenda universit, disa jashtë tij; si do të arrijmë të formojmë një koncept të Zotit, nëse nuk kemi ndonjë fjalë për qenien, formën, ose vendin që ai zë? Së pari, ata duhet të bien dakord për një pikëpamje të përbashkët, se Zoti është aksh person; vetëm atëherë, pasi të na japin një përshkrim të tijin, atëherë duhet të presin që ne të arrijmë një konceptim të Zotit. Për sa kohë që dogmatistët janë në mosmarrëveshje të pazgjidhura, nuk kemi asnjë marrëveshje prej tyre mbi atë që duhet të konceptojmë. Na thonë, pasi të keni konceptuar diçka të pavdekshme dhe të bekuar, konsiderojeni atë si Zot. Por kjo është marrëzi. Personi që nuk e njeh Dionin [shpesh përdoret si emër arbitrar, si Jane apo John Doe] nuk mund t’i konceptojë as atributet, si ato të Dionit; në të njëjtën mënyrë, meqë nuk e njohim qenien e Zotit, nuk do të jemi në gjendje të mësojmë apo konceptojmë atributet e tij. Përveç kësaj, ata duhet të na tregojnë se çfarë është “e bekuar” – a është ajo që vepron sipas virtytit dhe tregon largpamësi ndaj gjërave të renditura më poshtë, apo është diçka joaktive që nuk ka as andrallë në vetvete dhe as nuk krijon për të tjerët? [Këto janë përkatësisht konceptet stoike dhe epikuriane të Zotit.]

Në të vërtetë, meqenëse edhe në këtë pikë kanë mosmarrëveshje të pazgjidhur, ata na kanë bërë të paaftë të konceptojmë atë që është e bekuar, për rrjedhojë edhe Perëndinë. Edhe duke pasur parasysh që Zoti të konceptohet, është e nevojshme të ndërpritet mendimi nëse ai ekziston apo nuk ekziston (për sa i përket dogmatistëve). Që Zoti ekziston, është e paqartë në pamje. Nëse ai do të vinte vetëm në vëmendjen tonë, dogmatistët do të ishin të një zëri se çfarë është ai, çfarë race dhe në ç’vend, por mosmarrëveshja e pazgjidhur na e ka bërë të duket e paqartë dhe ka nevojë për një demonstrim. Pra, personi që tregon se ekziston një zot, e demonstron këtë ose me anë të diçkaje të qartë në pamje, ose me anë të diçkaje të pakuptueshme. Dhe nuk ka mundësi të jetë nga diçka e qartë në fytyrë, sepse nëse ajo që tregon se ekziston një zot ishte e qartë në fytyrën, atëherë meqenëse ajo që tregohet konceptohet në lidhje me atë që provon, për këtë arsye kuptohet së bashku me të, siç kemi përcaktuar, do të jetë gjithashtu e qartë pamja se ka një zot, – që do të ngërthehet bashkë me atë që e tregon, e cila duket qartë në fytyrën e tij. Veçse ai nuk është i qartë në fytyrë, si rrjedhojë nuk vërtetohet me anë të diçkaje të qartë në pamje. Sikurse edhe me anë të diçkaje të vagullt, sepse e vagullta që ka si detyrë të vërtetojë se ka një Zot, do të ketë nevojë për t’u provuar. Nëse thuhet se tregohet nga diçka e qartë në pamje, nuk do të jetë më e paqartë, por e qaftë në fytyrë. Gjëja e paqartë që ka detyrën e vërtetimit të tij, prandaj nuk paraqitet nga diçka e qartë në fytyrë. […] Si pasojë nuk mund të vërtetohet se ekziston një Zot nga diçka tjetër. Nëse nuk është as e qartë në vetvete, as nuk demonstrohet nga diçka tjetër, ne nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë nëse ka një Zot. Edhe diçka tjetër, personi që thotë se ekziston një Zot, thotë se ka ose nuk ka largpamësi për gjërat që ndodhin në univers; nëse ai ka providencë, është ose për gjithçka ose vetëm për disa gjëra. Veç, nëse ai do të kishte largpamësi për gjithçka, nuk do të kishte asgjë të keqe, apo ndonjë të metë në univers. Megjithatë, ata thonë se gjithçka është plot me të meta, prandaj Zoti nuk do të thuhet se ka largpamësi për çdo gjë. Këtu lind pyetja: nëse ai ka largpamësi vetëm për disa gjëra, pse ai ka largpamësi për këto dhe jo për të tjerat? Ose ai dëshiron dhe është në gjendje të ketë largpamësi për gjithçka, ose ai dëshiron, por nuk mundet; ose është në gjendje, por nuk dëshiron; ose as nuk dëshiron dhe as nuk mundet./Konica.al

Pra, nëse ai do të donte dhe do të ishte në gjendje, ai do të kishte largpamësi për gjithçka, por ai nuk ka largpamje për gjithçka, si pasojë nuk është se edhe dëshiron dhe është në gjendje të ketë largpamësi për gjithçka. Nëse ai dëshiron, por nuk mundet, ai është më i dobët se ajo që e bën atë të mos jetë në gjendje të ketë largpamje për gjërat për të cilat nuk ka parashikim; por bie ndesh me konceptin e zotit, që ai të jetë më i dobët se çdo gjë. Nëse ai mund të kujdeset për gjithçka, por nuk dëshiron, ai duhet të konsiderohet si i djallëzuar. Nëse ai as nuk dëshiron, as nuk mundet, ai është edhe keqdashës, edhe i dobët; veçse ata që shprehen kështu për zotin janë të paditur. Si rrjedhojë, Zoti nuk ka largpamësi për gjërat në univers. Por nëse ai nuk tregon largpamësi për gjësend, nuk kryen ndonjë punë ose nuk arrin asgjë, nuk mund të thuhet se si është kuptuar se ekziston një zot, duke pasur parasysh faktin që ai s’është i dukshëm në vetvete, po s’është i dukshëm për t’u konceptuar as me anë të arritjeve. Prandaj, për këto arsye, nuk jemi në gjendje të kuptojmë nëse ka një zot. Si pasojë, edhe për këto arsye, ne nuk jemi në gjendje të kuptojmë nëse ka një Zot.

Nisur nga këto argumentime, mendoj se ata që thonë me përkushtim të plotë se ka një Zot, ndoshta detyrohen nga mungesa e besimit. Nëse ata thonë se ai ka largpamësi për çdo gjë, do të thonë se Zoti është shkaktar i gjërave të këqija, ndërsa nëse thonë se ai ka largpamësi vetëm për disa gjëra ose edhe për asgjë, do të detyrohen të thonë se Zoti është ose keqdashës ose i dobët – dhe njerëz që thonë të tilla gjëra janë sheshit të pabesë./Konica.al

 

 

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen