31.03.2022 - 09:38
Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike mëngjesin e kësaj të enjte.
Pjesë e kësaj mbledhje janë dhe anëtarë nga Komisioni i Rithemelimit. Në selinë blu ka mbërritur dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Kjo është mbledhja e parë e grupit parlamentar që pasi gjykata miratoi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit.
Mbledhjen e thërriti Enkelejd Alibeaj ku një ditë më parë njoftoi se do të zhvillohej sot në orën 09:00.
Mësohet se nu8k kishte ftesë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Por në një prononcim për mediat, Berisha tha dje se do të ishte i pranishëm në mbledhje.