MENU
klinika

«Girl with Candy»

Një fotografi e ëmbël… lufte!

13.03.2022 - 15:06

         Nga vogëlushja Kim Phuc e goditur me napalm në sheshin ”Tienanmen” deri te Mariana, blogerja shtatzënë e Mariupolit: çdo luftë ka fotot simbolikr dhe në epokën e rrjeteve çdo ditë ka një foto simbol të luftës. Sot është dita e një vogëlusheje, 9-vjeçare, e fotografuar nga Oleksii Kyrychenko: një pushkë në krahë, një lëpirëse në gojë, e ulur në parvazin e një shtëpie të shkatërruar nga lufta.

Titulli i fotografisë është «Girl with Candy» dhe në këtë orë është bërë virale në rrjetet sociale.

E ka postuar edhe ish-presidenti i Këshillit Europian, polaku Donald Tusk, duke shkruar: “Tani thuajini asaj se sanksionet më të rënda, janë tepër të kushtueshme për Evropën”.

Tani fotoja është bërë simbol për atë që mund të emërtohet si fëmijëri e munguar në një vendi të pushtuar. Por, vajza ka një shprehi fytyre sfiduese, jo e terrorizuar, sikur po dëshmon krenarinë e një populli, edhe te moshat kaq të vogla.

Vogëlushja Kyrychenko, me lëpirën dhe pushkën (pa plumba) në krah është kthyer në simbolin më të papranueshëm të luftës, ajo kundër fëmijëve. Nga bombardimi i spitalit pediatrik në Mariupol, në goditjeje e një çerdheje në Donbas, deri tek arrestimi i pesë fëmijëve në Moskë.

Babai i vajzës, Oleksii Kyrychenko, ka shpjeguar historinë e fotos në faqen e tij në ”Facebook”. Vajza ka pozuar pikërisht për babain e saj, pushkën që ka në dorë “natyrisht pa plumba, është e imja”, shpjegon Kyrychenko në komente, ku janë të shumta kërkesat për të rishpërndarë foton. “Shpërndajeni, shërben për të tërhequr vëmendjen mbi agresionin rus në Ukrainë”.

Tashmë kjo foto konsiderohet si një foto ikonë e tragjedisë me të cilën po përballen fëmijët në Ukrainë që kanë mbetur pa çati, nuk shkojnë dot në shkollë apo edhe janë vrarë, në një rezistencë që nuk e ka në plan që të thyhet. (📸 Facebook: Олексій Кириченко)

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës

“Armatosja e Serbisë nga Rusia, kërcënim për rajonin”