Shekujt 19-20 ishin një epokë ndryshimi dhe transformimi, ndryshe nga gjithçka tjetër në histori, por me përhapje në shoqëri, rrodhi edhe fati i monarkive. Dy mbretërit e nënvlerësuar, Pedro II i Brazilit dhe Haile Selassie i Etiopisë, ishin dy perandorë me vizione të ngjashme për mbretëritë e tyre, porse pësuan të njëjtin fat. Si një shtrirje vizionare, ata donin ta transformonin vetë idenë e monarkisë dhe ta integronin në një shoqëri moderne dhe të industrializuar, por të dy sundimtarët u rrëzuan nga fronet pas sundime ambicioze, por të trazuara. Rënia dhe dështimet e tyre shënuan fundin e një epoke dhe gozhdën e fundit në arkivolin për monarkitë./Konica.al
Brazili: Pavarësi ose vdekje
Në shekullin e 19-të, Brazili njihej si komb i rrëmbyer nga paqëndrueshmëria, por njëherazi edhe me potencial. I pavarësuar së fundmi, kombi i ri ishte rural, i prapambetur dhe i copëtuar, por dalëngadalë filloi të heqë dorë nga praktika brutale e skllavërisë për industrializimin e shpejtë dhe përforcimin e industrisë së kafesë. Ndryshimet i mbikëqyri vetë Pedro II, pasi ishte një perandor i shkolluar dhe ishte i bindur se sistemi duhej të ndryshonte krahas ekonomisë. Më pas, luajti ndërmjetësin, duke vepruar si ndërmjetës midis tri degëzimeve të qeverisë, duke mbështetur rënien e ngadaltë të skllavërisë, duke inkurajuar më shumë infrastrukturë dhe rrjete hekurudhore dhe duke përmirësuar arsimin. Brazili ishte perandori e re me potencial të madh për të dominuar Amerikën e Jugut dhe reformat e Pedro II e stabilizuan vendin, që t’u bënte ballë revoltave të brendshme dhe ndërhyrjes së huaj.
Etiopi: Përparim ose vdekje
Modernizimi i Etiopisë ishte shumë më kaotik. E rrethuar nga të gjitha anët nga fuqitë koloniale, Etiopia ishte i vetmi komb afrikan që e ruajti pavarësinë, megjithëse pozicioni i kërcënohej vazhdimisht. Në këtë situatë të pasigurt erdhi në pushtet perandori Haile Selassie, i cili u përpoq të integronte Etiopinë në komunitetin ndërkombëtar në mënyrë që të avanconte vendin duke shmangur fuqitë e huaja.
“Ne kemi nevojë për përparimin evropian, vetëm sepse jemi të rrethuar prej tij” (Haile Selassie).
Në shumë mënyra, situata në Etiopi shkonte paralelisht me atë të Brazilit të shekullit të 19-të, pasi të dyja perandoritë mbështeteshin në lulëzimin e eksportit të kafesë për industrializimin dhe rritjen ekonomike, ndërsa projektet e mëdha infrastrukturore i modernizuan të dyja vendet me ritme të përshpejtuara. Për më tepër, arsimi ishte prioritet te të dyja perandoritë, ndërsa skllavëria ishte e jashtëligjshme në të njëjtat periudha kohore. Megjithëse Brazili dhe Etiopia u sunduan në drejtime të ngjashme, perandorët e tyre s’mund të kishin qenë më të ndryshëm, porse të ngjashëm në fate./Konica.al
Dy perandorë, një ide
Perandori Pedro II e kundërshtoi fronin, pasi për të roli i përgjegjshëm i monarkisë i kufizonte pasionet dhe jetën. Në të kundërt, homologu etiopian kënaqej me rolin si autokrat i kombit, duke ruajtur pushtetin absolut. Kjo është pika kryesore e kontrastit mes dy perandorëve të modernizimit dhe reformës, edhe pse kaluan rrugë të ndryshme për të arritur të njëjtin qëllim. Në vitet e fundit të mbretërimit të Pedro II, ai u largua nga popullsia braziliane dhe u tërhoq nga qeveria pas Luftës së Paraguait të 1864-ës, ku mbetën të vrarë 50 000 ushtarë në fushë, fajin e të cilit e mori perandori. Lodhja e perandorit të vjetër dhe mungesa e optimizmit për të ardhmen e monarkisë kulmuan me rrëzimin e Pedro II në 1889, ku ai lejoi që Republika e re ta merrte pushtetin pa luftë.
“Nëse është kështu, atëherë unë do të tërhiqem. Kam punuar shumë dhe jam i lodhur. Ka ardhur koha të shkoj të pushoj atëherë”. (Pedro II)
Perandori Haile Selassie erdhi në pushtet në një epokë ndryshimesh politike. Pas Luftës së Dytë Botërore, perandori i moshuar shpalli një kushtetutë të re, që ruante fuqitë de facto të monarkisë. E shoqëruar me një thatësirë vdekjeprurëse, që vrau 100 000 njerëz, në popull lindi pakënaqësia, pasi si për ironi, filloi ta shikonte perandorin liberal si një tiran. Deri në vitin 1974, pa asnjë kontak, u rrëzua nga pushteti, përpara se të ndërronte jetë pas një viti.
Të dyja vendet, pas rënies së monarkive, kishin hyrë në periudha unike në historitë e tyre. Brazili vazhdoi të rritet ekonomikisht, por politika e tij u karakterizua nga korrupsioni; duke mos i arritur kurrë deri vonë politikat liberale të epokës së perandorisë. Etiopia hyri në një epokë konflikti dhe lufte, ndërsa problemet e lëna pas nga monarkia mbetën të pazgjidhura. Është e vështirë të gjykosh këta dy monarkë, pasi ata ndikoheshin nga të mirat dhe të këqijat, por sigurisht mund të thuhet se epoka e fundit e perandorive ishin periudha tranzitore ekonomike dhe politike në histori./Konica.al