MENU
klinika

Përdorej për strehim nga komuniteti rom

Përfshihet nga flakët kasollja në Gjirokastër

12.03.2022 - 13:56

Një kasolle që përdorej për banim nga komuniteti rom është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në lagjen Zinxhira, tek ish-tregu i fruta perimeve në Gjirokastër.

Zjarri është shkaktuar si rezultat i pakujdesisë se treguar nga bujtësit e kasolles të cilët kishin ndezur ngrohësen. Menjeherë PMNZSH Gjirokastër ndërhyri në kohë duke neutralizuar flakët dhe shmangur një tragjedi.

  • foto galeri