MENU
klinika

Kush është shqiptari që drejtonte trafikun

Përgjimet e Elsa Lilës me anëtarët e grupit!

17.03.2022 - 11:15

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga operacioni për shkatërrimin e grupit italo shqiptar që çoi në arrestimin e 9 personave mëngjesin e djeshëm mes të cilëve edhe këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila.

Kreu shqiptar i bandës është identifikuar si Arindi Boci dhe tani është në kërkim policor. Dyshimet janë se ai është arratisur jashtë vendit.

Hetuesit thonë se Lila ishte financierja e grupit dhe nuk kishte lidhje të drejtpërdrejta me menaxhimin e trafikut të drogës.

Por ajo është konsideruar bashkëpunëtore drejtpërdrejtë e Bocit pasi sipas hetimeve në verën e vitit 2019 i kishte liruar shtëpinë e saj për t’u fshehur nga policia.

Grupi fliste me kode ndërsa të ardhurat që mblidhnin nga trafiku i drogës cilësohej si “kutia e babagjyshit”.

Në përgjime Lila del duke i thënë një prej trafikantëve “Shko, shko atje, ndërro vend”. Ajo thotë se nuk i frikësohet policisë por hajdutëve që mund të vijnë të vjedhin “kutinë e babagjyshit”.

Një tjetër bashkëpunëtor i kapur në përgjime thotë: “Nëse këto kujtimet hapen do të bëjnë një burh të ri në Romë”.

Por këngëtarja Elsa Lila nuk trembet. Ajo thotë “Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Një rast më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin”.

Lila gjithashtu e krahason situatën në Itali me atë në Shqipëri. “Edhe këtu ashtu si në Shqipëri duhet një mik apo lidhje me shtetin. Se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh. Duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”.