MENU
klinika

Kur do të sulmohet Kievi

Përplasja finale/ Ushtarakët amerikanë zbulojnë planin e rusëve

08.03.2022 - 18:21

Analiza e bërë nga një grup udhëheqësish ushtarak amerikan sugjeron se forcat ruse po përgatiten për një sulm ndaj Kievit në ditët në vijim, por që mund të fillojë dhe që mbrëmjen e sotme.

Sipas Sky News, Instituti për Studimin e Luftës thotë se forcat ruse po përqendrohen në periferinë lindore, veriperëndimore dhe perëndimore të kryeqytetit.

Vlerësimi sugjeron se “sulmi mund të ndodhë gjatë 24-96 orëve të ardhshme”.

“Rusët po sjellin furnizime dhe përforcime, si dhe po kryejnë sulme artilerie, ajrore dhe raketore për të dobësuar mbrojtjen dhe për të frikësuar ushtarët ukrianas përpara një sulmi të tillë”, thuhet në deklaratë.

Analiza tregon se operacioni mund të sinjalizojë një moment kyç të pushtimit të Putinit, duke marrë parasysh suksesin por edhe dështimin e një operacioni të tillë për marrjen e Kievit.

“Nëse trupat ruse kanë qenë në gjendje të rifurnizohen, riorganizohen dhe planifikojnë operacione të njëkohshme të qëllimshme dhe të koordinuara përgjatë disa akseve të avancimit ë kryeqytet, ato mund të jenë më të suksesshme në këtë operacion sesa në aksionet e mëparshme”, thuhet në deklaratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ujë nga bora e shiu dhe qirinj të improvizuar"

Si të mbijetosh në kohë lufte

“Absolutisht i sigurt, do t’i mposhtim rusët”

Qyteti i dytë më i madh ukrainas nën bombardimin rus