MENU
klinika

Këto janë arsyet!

Përse nuk duhet të bëni tautazhe

29.03.2022 - 11:17

Dikush mund të jetë fans i artit, por këshilla është që të mos bëni tatuazhe. Ja ku është lista e arsyeve pse nuk duhet të bëni tatu.

Nuk e keni ende moshën për të bërë tatuazhe

Nuk jeni ende të pjekur të ecni në dyqane profesionale për të bërë një tatuazh legalisht dhe nëse prindërit e tuaj nuk ju lejojnë atëherë ju do të shkoni ta bëni ilegalisht.

Të dy situatat mund të shkaktojnë infeksione serioze, sëmundje madje edhe vdekjen.

Nuk keni mjaft para

Tatuazhi ka kushtuar dyfishin e parave që i keni në xhep kështu që çfarë të bëni. Shumë shpesh, njerëzit kërkojnë shumë shpesh që të kërkojnë më lirë dhe pastaj dëshpërohesh me rezultatin.

Nuk ke vendosur 100 përqind për vendimin

Nëse nuk je ende I sigurt për vendimin se çfarë tatuazhi do të bësh, atëherë bëjë vet vizatimin vet se çfarë dëshiron pak a shumë. Ose brenda disa ditësh ndërron mendje sepse nuk je e sigurt atëherë mos e bë. Mos e bë një gjë kur më vonë do të pendohesh.

Nuk po e kuptoni domethënien e tatuazhit që e keni bërë

Simboli mund të duket i bukur, mirëpo janë disa ueb faqe ku bëjnë shaka me njerëzit që bëjnë tatuazhe në gjuhë të huaja, por që nuk mund ti lexojnë, sepse përkthimi nuk ishte i mirë dhe nuk tregonte saktë se çfarë domethënie ishte.

Jeni nën presion

Vendimi për të bërë një tatuazh të përhershme është një vendim i rëndësishëm që nuk do duhej të bëhej si rezultat I presionit. Mos vëni ndonjë bast me dikë që përfundon me tatuazh dhe mos lejo dikë të të bëjë presion nëse nuk dëshiron. Është trupi juaj, jeta juaj dhe ti je ai që e jeton jetën tënde çdo ditë.

Mendon se nëse keni ndërruar mendje po ashtu mund të largoni tatuazhin

Bërja e një tatuazhi me mendjen se ju mund ta hiqni në qoftë se ju vendosni , por ju nuk e pëlqeni atë më vonë është sikurse martoheni por ju vjen mendimi që ju thjesht mund të divorcoheni në qoftë se ajo nuk funksionon. Nëse nuk dëshironi tatuazhin mos e bëni.

Dëshironi të bëni tatuazh emrin e atij me të cilin jeni në lidhje

Vendosja e emrit në tatuazh me dikë që jeni në lidhje është me të vërtet një rrezik. Lidhjet përfundojnë dhe si do t’ia bëni me tatuazhin. Nëse nuk jeni lidhur me dikë me të vërtet atëherë vendosja e emrit në tatuazh është vendim i gabuar.

Ju keni çështje të shëndetit që mund të ndërhyjnë me aftësinë tuaj për tu shëruar

Disa problem shëndetësore mund të ju sjellin problem po ashtu nëse bëni tatuazh.

Diabeti, problemet me zemër , qarkullimi i gjakut janë vetëm disa arsye që bërja e një tatuazhi sado e thjesht mund të jetë e rrezikshme.

Ju nuk jeni i matur

Ju legalisht nuk mund të vendosni të bëni tatuazh nëse jeni nën ndikimin e alkoolit, apo drogave tjera. Njerëzit bëjnë vendime budallaqe sido qoftë me alkool po ashtu tatuazhi që është vështirë ta largoni.

Tatuazhi në kushte të pa pastërta sjell rrezik

Bërja e tatuazhit në një party apo një ndeje qesharake mund të duket interesante mirëpo është zakonisht një shenjë për rrezik. Ju nuk e njihni kush është ai artist, cilat janë kualifikimet e tija apo sa të pastërta janë elementet që I përdor ai. Sido që të jetë në kësi raste artistët që bëjnë tatuazh fluturojnë dhe nuk gjenden më, kështu që nuk mbajnë përgjegjësi për klientët e tyre për sigurinë apo diçka tjetër rreth tatuazhit. Është mirë të shkosh te dikush që e njeh dhe i beson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kujdesi që ju duhet për lëkurën

Çfarë duhet të dini në lidhje me tatuazhet?!

Çojnë në kancer e mutacione gjenetike

BE ndalon tatuazhet me bojëra kimike nga 4 janari


Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj