MENU
klinika

Peticion kundër Putinit

Personalitete të Rusisë dënojnë luftën

01.03.2022 - 17:00

          Në faqen Change.org, është publikuar një peticion në rusisht, kundër luftës në Ukrahinë, me më shumë se një milionë firma.

Gjithashtu edhe anëtarët e organizatave profesionale ruse kanë nënshkruar peticione të ngjashme. Aktivisti i të drejtave të njeriut Lev Ponomarev nisi një peticion të titulluar “Jo luftës” që ka mbi 1 milion nënshkrime që nga dita e sotme.

Faqja ruse — https://we-are-not-alone.ru/ — ka grumbulluar peticione të mbi tri duzina organizatash profesionale ruse, që përfaqësojnë akademikë, artistë, gazetarë, muzikantë, ekonomistë dhe profesione të tjera.

Sikur raporton CNN, këto peticione janë nënshkruar nga rreth 100,000 vetë.

Figura të njohura të medies ruse, duke përfshirë autorin dhe gazetarin, Mikhail Zygar dhe regjisorin e dokumentarëve Yury Dud – i cili, ka mbi 5 milionë ndjekës në ”Instagram” – kanë postuar në mediet sociale, thirrjet kundër luftës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkudhëtare në çdo hap...

Gruaja, që nuk e ka frikë Putinin!