MENU
klinika

“Putinit nuk i intereson për ty!”

Politikani gjeorgjian ‘lëndon’ Lukashenkon

25.03.2022 - 22:22

Ish-udhëheqësi i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili i është drejtuar në Twitter udhëheqësit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Bjellorusia konsiderohet shtet aleat i Rusisë, me trupat ruse që u futën në Ukrainë nëpërmjet Bjellorusisë.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve se trupat bjelloruse mund të thirren për të marrë pjesë në luftë, kjo ende nuk ka ndodhur.

Saakashvili i tha Lukashenkos se mbretërimi i tij do të mbarojë nëse ai dërgon trupat në Ukrainë.

“Luka, nuk të kam dhënë kurrë këshilla të këqija. Nëse dërgon trupa në Ukrainë, nuk do të jesh më në pushtet maksimumi pas një muaji dhe do të përfundosh shumë keq. Putinit nuk i intereson fati jot, ti e di”, ka shkruar politikani gjeorgjian në Twitter.